English

Skandal në Maqedoni, Ministria e Mbrojtjes diskriminon Shqiptarët

Shkup, 15 janar 2011, NOA- Në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë mungon fryma e barazisë në planin e bashkëpunimit rajonal, duke diskriminuar kështu homologët shqiptar. Skandali rezulton me faqen e internetit dhe fotot kryesore të publikuara të ministrit të këtij dikasteri, të drejtuar nga Zoran Konjanovski, ku mungojnë fotot me homologët e mbrojtjes nga Shqipëria e Kosova, Arben Imami dhe Fatmir Mujota, ndërsa figurojnë të gjitha shtetet e tjera të rajonit dhe ato fqinje, informon Ministria e Mbrojtjes është njëra ndër ministrit ku shqiptarët nuk kanë asnjë lloj niveli të përfaqësimit, ku ministri, zëvendësministri, sekretari shtetëror dhe të gjitha drejtoritë e sektorët kryesor udhëhiqen nga kuadro maqedonase. Albumi i fotove i pasqyruar në kreun e ballinës së faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes nis me foton e ministrit Konjanovski me homologun serb Dragan Shutanovac, duke vijuar më pas me fotot e homologëve të tjerë të vendeve fqinje. Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se nuk ka asnjë tendencë për nxjerrjen e këtyre fotove, por sipas tyre bëhet fjalë për çështje teknike. Ky lajm raportohet nga agjencia e lajmeve INA, dhe sipas saj bëhet me dije se, sipas një raporti të nivelit të lartë të përfaqësimit në Ministrinë e Mbrojtjes nga 11 këshilltarë shtetëror asnjë nuk është shqiptarë, nga 13 sektorë vetëm një udhëhiqet nga një kuadër shqiptarë, Drejtoria e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kryeshefat e 9 seksioneve që të gjithë udhëhiqen nga maqedonas. (INA)/NOA

KOMENTE