English

Beckham synon të mbyllë karrierën në Premier League

E diel, 16 janar 2011, NOA- Futbollisti David Beckham synon që vitet e fundit të karrierës së tij ti kalojë në Angli. Beckham dëshiron të largohet nga LA Galaxy për t’i kaluar ditët e fundit të karrierës së tij si futbollist në Premier League. Kontrata aktuale e Beckham me Galaxyn skadon në nëntor, ndërsa në këtë pikë është thënë se ai mund të kërkojë transferim permanent për të luajtur te Tottenhami, çka do të plotësonte dhe dëshirën e tij. Futbollisti 35 vjeçari i cili është duke u stërvitur te Tottenhami derisa të fillojë sezoni i ri, me këtë sezon ai synon që të kthehet në Angli për të luajtur deri në momentet që ai do të largohet nga futbolli. a.y/NOA

KOMENTE