Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza ekonomike na shëndosh!
English

Kriza ekonomike na shëndosh!

Londër, 16, Janar, 2011 NOA- Kriza ekonomike i ka rrënjët e saj në të gjitha aspektet e jetës sonë. Ajo ndikon në jetën tonë në shumë fronte sepse jeta jonë është e lidhur me shumë aspekte të shoqërisë dhe botës rreth nesh. Një hulumtim i kryer nga mjekë në Universitetin e Oksfordit dhe i botuar në revistën “Human Biology” ka treguar se mungesa e stabilitetit ekonomik ndikon në linjën tonë trupore. Studimi nxori faktin se paqëndrueshmëria ekonomike rrit rrezikun e obesitetit. Kontratat e përhershme, të sigurisë dhe të ardhmes sot janë konceptet më utopike. Hulumtimi në fjalë ka treguar se amerikanët dhe britanikë janë më të prekur nga obesiteti se suedezët dhe norvegjezët, kjo është për shkak se dy të parët janë vendet ku kriza ekonomike është ndier më tepër. Sipas mjekëve, kriza ekonomike, ku edhe puna shkon e vjen, sjell tendencën për tu ushqyer dobët duke zgjedhur produkte me kosto të ulët që janë shpesh plot me yndyrë. Kursimi është i drejtë, por nuk duhet të bëhet në kurriz të shëndetit, është këshilla që jepet për të gjithë. a.e/NOA

KOMENTE