Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbytet anija me emigrantë në Korfuz
English

Mbytet anija me emigrantë në Korfuz

Korfuz, (Greqi) 16 janar, NOA - Një anije që transportonte 263 emigrantë është fundosur në perëndim të ishullit Korfuz. Autoritetet greke raportojnë për 22 pasagjerë të zhdukur, ndërsa të tjerët thuhet të jenë shpëtuar nga një anije holandeze mallrash. Rojet bregdetare ishin alarmuar natën e së shtunës nga një udhëtar brenda anijes, por erërat e forta kanë penguar varkat e shpëtimit të veprojnë. Kërkimet me helikopterë nuk kanë rezultuar me gjetjen e të mbijetuarve, ndonëse ato po vazhdojnë ende, raportojnë mediat ndërkombëtare. Anija holandeze është drejtuar për në brigjet italiane. Ndërkohë që helikopterë të policisë italiane e shoqërojnë atë nga ajri. a.k.NOA

KOMENTE