Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pesha: Të dezinfektojmë Tiranën nga çimkat
English

Pesha: Të dezinfektojmë Tiranën nga çimkat

Tiranë, 16 janar, NOA –Besjan Pesha, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i LSI-së, tha sot se në zgjedhjet e 8 majit duhet të dezinfektohet Bashkia e Tiranës nga çimkat dhe spiunët. Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim, Pesha u shpreh se “kemi një punë të madhe për të dezinfektuar Tiranën. Burrat e vërtetë janë në këtë sallë”. Pesha u shpreh në fjalën e tij se pas publikimit të videos dhe makinacioneve të përdorura nga kreu i PS-së, janë të shumtë të rinjtë që duan të ikin nga Partia Socialiste. “Një djalë i ri, që quhet Andi dhe që është pjesë e PS-së më tha se dua të jem në LSI. Nuk jam spiunë dhe nuk mund të jem pjesë e PS-së. Mendoja se Rama kishte një plan dhe program, po ai ka plan vetëm të përgjuar njerëzit”, tha Pesha. Pesha tha se beteja e radhës e LRI-së është “beteja kundër atyre që janë mbledhur rreth një Prifti të ngratë. Njeriu më i shpifur në koalicionin e shpifësirave”. a.k/NOA

KOMENTE