Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Skandali Meta, një rast i pashkëputur nga qeverisja e kusarëve
English

Rama: Skandali Meta, një rast i pashkëputur nga qeverisja e kusarëve

Durrës, 16 janar 2011, NOA Update – ”A ka shembull më kuptimplotë sesa edhe manovra, ku pavarësisht asaj, që njerëzit panë e dëgjuan me sytë dhe veshtë e tyre, pavarësisht largimit të një aktori në këtë skandal, Ministria e Ekonomisë trajtohet si një domen i një partie, e cila është futur në një bashkim kusarësh e matrapazësh siç rezulton nga faktet dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomisë Shqiptare”. Ky ishte një nga shembujt që Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mori për të argumentuar skandalin qeveritar, përballë të cilit sikundër Rama deklaroi nuk qëndron një njeri si një individ i shkëputur, pra Ilir Meta, por një njeri që mishëron kulturën dhe moral qeverisës të qeverisë Berisha. Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me studentë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste, kreu i PS-së në fokus të analizës së tij solli veprimin e fuqishëm opozitar përballë videoskandalit dhe dorëheqjes së Ilir Metës, duke e konsideruar aktin e ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Ekonomisë një lëvizje të detyruar, ku sipas ramës u ndërrua vetëm emri i individit, ndërkohë që dikasteri i Ministrisë së Ekonomisë mbetet sërish një pronë që duhet ta mbajë LSI. Ikja e një Ministri, tha Rama, nuk ndryshon asgjë, sepse ka mbetur sistemi i korruptuar qeverisës përsa kohë është në krye të punëve të vendit qeveria e Sali Berishës. Rama e cilësoi koalicionin PD-LSI një bashkim kusarësh e matrapazësh, të cilët janë bashkë për të vjedhur prona e pasuri publike të shqiptarëve. “Trajtohet Ministria e Ekonomisë si të ishte nën në statutin e ndjesë pastë LSI-së, që i përket kësaj partie dhe që pa këtë kjo parti nuk ekzistoka. Kjo është e vërtetë dhe kjo e vërtetë është e tmerrshme. Gjë që provon që këtu nuk është çështje e një personi që deri dje ishte zv. kryeministër dhe sot nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, po këtu është çështje e një sistemi të kalbur tërësisht qeverisës, i cili duhet zhbërë pasi ky kalbëzim rrezikon të çojë vendin në një katastrofë të plotë ekonomike dhe shoqërore”, deklaroi Rama. Sipas tij, ky korrupsion i kthyer në sistem të paturpshëm sundimi, është prova më flagrante që koalicioni Meta-Berisha është bashkë jo për interesa të shqiptarëve, por për plaçkitur Shqipërinë së bashku. ”Jo vetëm s’ka pohim, jo vetëm s’ka ndjesë, jo vetëm s’ka reflektim, po ka një manovër, nga e cila ka një rezultat që tregon se në thelb s’ka ndryshuar asgjë, pasi ka ikur Meta ka mbetur blloku aty. Dhe të gjitha aferat dhe favoret tërësisht të paligjshme që janë zemra e sistemit të korrupsionit, të cilin këta kusarë dhe matrapazë kërkojnë të riciklojnë pushtetin, janë aty në atë bllok dhe janë aty në atë zyrë dhe në ato zyra dhe do vazhdojnë të jenë aty e të implementohen në rrugën e paligjshmërisë përsa kohë do të jetë aty Saliu dhe i ashtuquajturi koalicion për integrim, që në fakt është një bashkim për të vjedhur Shqipërinë”, nënvizoi kryesocialisti Rama. Rama nga qyteti i Durrësit ku bisedoi me studentë të akademisë politike të PS-së, i ftoi të gjithë ata që nuk janë pjesë e oborrit të kusarëve dhe matrapazëve që drejtohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, t’i bashkohen opozitës në protestën e 21 janarit, që do të zhvillohet pa flamuj e simbole politike e partiake. ”Kurrë qeveria dhe kryeministri nuk mund as teorikisht të ndjekin rrugën që ndoqën gjatë gjithë këtyre ditëve, pas publikimit të një fakti me zë e me figurë që e pa gjithë populli, në rast se nuk do të mendonin dhe besonin se do ti vjedhin prapë zgjedhjet. Ky nuk është për ne një rast për të marrë pushtetin, ky për ne është rasti kur të gjithë shqiptarët dhe ata që nuk janë pjesë e kampit tonë opozitar të reagojnë dhe të protestojnë për të ndryshuar rrjedhën e këtyre ngjarjeve dhe për të rivendosur sistemin duke garantuar që qeveria dhe qeverisja të rifuten në kontroll. Rifutja e tyre në kontroll vjen nga vota”, bëri thirrje Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. mit/NOA

KOMENTE