English

Tragjedi në brigjet e Korfuzit, mbytet anija me klandestinë

Korfuz, 16 janar 2011, NOA – Çarja në direkun e anijes turke si pasojë e motit të keq ishte shkaku i tragjedisë detare që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në perëndim të ishullit grek të Korfuzit. Kështu u shprehën ekspertët, ndërsa u mësua se anija turke “Hasan Reis” me 263 emigrantë klandestinë në bord u fundos 30 milje larg bregut. 20 prej tyre rezultojnë të humbur, ndërsa pjesa tjetër u arrit të shpëtohej nga një anije holandeze, që po lundrontë afër brigjeve të ishullit grek.

Bëhet fjalë për klandestinë afganë, të cilët kishin si destinacion Italinë.

Kërkimet për gjetjen e klandestinëve të humbur vijojnë, që prej mbrëmjes së djeshme nga helikopterë Super Puma dhe mjete të tjera lundruese.

Mes të humburve mësohet të ketë gra dhe fëmijë.

Ndërkaq 11 të plagosur po trajtohen në spitalin rajonal të Korfuzit.

Autoritetet kufitare greke kanë arrestuar kapitenin turk të anijes dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

mit/NOA

KOMENTE