English

Kriza, Tunizia sot zgjedh qeverinë e përkohshme

Tuniz, 17 janar, NOA – Tunizia pritet që të zgjedhë sot qeverinë e saj të përkohshme në një kohë kur gjendja në kryeqytetin tunizian vazhdon të jetë ende e nderë dhe dje sërish janë shënuar viktima gjatë përleshjeve të protestuesve me policinë. Ndërkaq, autoritetet vendase kanë lëshuar mandat-arresti për presidentin e arratisur Ben Ali, ndërkohë që kryeministri vazhdon negociatat me opozitën për formimin e qeverise së re. Siç bëhet me dijeni nga mediat vendase, partitë e afërta me qeverinë e deritanishme nuk do të jenë pjesë e qeverisjes së re. Nga ana tjetër, parashikohet që të lirohen të gjithë të burgosurit politikë. Deri tani sipas të dhënave zyrtare 44 persona kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit të revoltave. n.e/NOA

KOMENTE