English

Raporti i Martyt, Prokuroria bashkëpunon me EULEX për hetimin

Tiranë, 17 janar 2011, NOA – Ka përfunduar takimi mes Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe delegacionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës EULEX, lidhur me bashkëpunimin për hetimin e akuzave për trafik organesh nga liderët e UÇK-së të raportuara nga eurodeputeti zviceran Dick Marty. Delegacioni i EULEX-it i kryesuar nga Kryeprokurorja e EULEX, Isabelle Arnal dhe nga ZëvendësProkurorja, Sevdije Morina diskutuan me kryeprokuroren Rama lidhur me konkluzionet e raportit të hartuar nga rapostuesi i KiE-s, Dick Marty, si dhe për akuzat që ai ngre në këtë raport, akuza që për më tepër vendosen në territorin e Shqipërisë, pasi sikundër thekson raporti Marty operacionet e transplantit të organeve të robërve serbë në fund të konfliktit në Kosovë kryheshin në Shqipëri, po ashtu edhe trafiku i organeve. Gjatë takimit u fol edhe për hartimin e një strategjie për bashkëpunimin për të ardhmen midis dy institucioneve në hetimin e këtyre akuzave dhe bashkërendimin e veprimeve hetimore. Prokuroria Shqiptare, përveç detajeve teknike, ofroi bashkëpunimin e saj për hetimin e tyre në bazë të kërkesave të Prokurorisë speciale të Kosovës, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë. mit/NOA

KOMENTE