English

Arrestohet i dyshuari për masakrën e Srebrenicës

Izrael, 18 janar, NOA - Autoritetet e Izraelit thonë se a kanë arrestuar ish ushtarin serb të Bosnjës, Aleksander Cvetkoviç, i dyshuar se ka luajtur rol kryesor në masakrën e vitit 1995, kundër myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Ministria e drejtësisë tha se policia e arrestoi sot të dyshuarin Cvetkoviç, pasi qeveria e Bosnjës e kishte paraqitur kërkesën për ekstradim.

Ai kërkohet si i dyshuar se ishte pjesëtar i ekipit të përfshirë në ekzekutimin e 8 mijë myslimanëve nga ushtarët serbë të Bosnjës, në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Aleksander Cvetkoviç kishte shkuar në Izrael me familjen e tij, në vitin 2006 dhe kishte marrë shtetësi, pasi gruaja e tij është hebreje.

NOA/RFE

KOMENTE