English

Drucas: S`ka NATO pa mbylljen e kontestit të emrit

Athinë, 18 janar, NOA - Pranimi i Maqedonisë në NATO është i pamundur pa mbylljen e çështjes së emrit, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas.

“Kjo nuk duhet të transmetohet gabimisht si mungesë e dëshirës së Athinës për integrimin e IRJM-së në NATO”, deklaroi Drucas në takimin e zhvilluar mbrëmë me shefat e pres qendrave të ambasadave greke nëpër botë.

Sipas tij, Greqia ka pasur qëndrim konstruktiv, andaj siç tha ai është ftuar edhe Shkupi për të mbajtur qëndrim konstruktiv.

Drucas deklaroi se qëndrimi i Athinës zyrtare është i qartë për gjetjen e një kompromisi për një emër me përmbajtje gjeografike si dhe për një zgjidhje “erga omnes”.

Deklarata e shefit të diplomacisë greke ka pasuar një muaj para mbajtjes së raundi të ri të negociatave greko-maqedonase për emrin në Nju Jork me ndërmjetësimin e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

NOA-INA

KOMENTE