English

Ema Andrea në gjyq: Dua divorcin, vajzën dhe pension

Tiranë, 18 janar 2011 NOA – Me njeriun që prej afro 18 vitesh ka ndarë shtratin bashkëshortor dhe prej shumë kohësh (10 vjet) nuk janë më bashkë të afeksionuar aspak, aktorja e njohur Ema Andra nuk ka ndërmend të bëjë kompromis, do të ndahet me çdo kusht, do që ta mbajë ajo, frytin e kësaj martese dhe për ta rritur sa më mirë atë, duhet edhe një pension mujor.

Ishte pra ky, thelbi i kërkesave që shtroi sot në Gjykatën e Rrethit Tiranë, Ema Andrea, në çështjen me numër 15725, duke kërkuar që gjyqtari i çështjes të ekzekutojë kërkesën për ndarjen me të shoqin biznesmen, Konstandin Kapo.

Në seancën e sotme, edhe Ema edhe Konstandini ishin të pranishëm pavarësisht avokatëve të tyre përballë gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Secili ka mbrojtur versionin se bashkë s’mund të jetonin më. Kurse Ema ka kërkuar ca më shumë, të ketë kujdestarinë e të bijës 16-vjeçare dhe një pension 25 mijë lekë të rinj çdo muaj që ish-i shoqi t’ia paguajë për çdo muaj.

“Zgjidhje martese, lënie e fëmijës për rritje e edukim paditëses, caktim i pensionit ushqimor në masën 25 mijë lekë në muaj dhe ditëve të takimit me të paditurin”, deklarohej në padinë e Ema Andreas.

Kurse toleranca për ish burrin është: “I ati i vajzës të ketë mundësi takimi me të, çdo ditë të enjte të çdo jave, nga ora 16:00 deri 19:00, të shtunën e parë dhe të tretë të çdo muaji nga ora 10:00 deri 16:00, si dhe një muaj gjatë pushimeve verore”.

Padia e plotë

“Ne palët ndërgjyqësore, Ema Andrea dhe Kostandin Kapo, kemi lidhur martesë ligjore në Tiranë më datë 30.01.1994. Nga bashkëjetesa ka lindur në Tiranë një fëmijë i seksit femër, përkatësisht S.Kapo, në 27.01.1994.

Jemi njohur me dashuri me njëri-tjetrin, ndërsa vitet e para të martesës i kemi kaluar mirë së bashku. Me kalimin e viteve kemi vërejtur se kemi mospërputhje mendimesh dhe karakteresh dhe për këtë shkak, prej 10 vitesh lidhja jonë është jofunksionale, e që prej asaj kohe kemi jetuar të veçuar nga njëri-tjetri.

Jemi përpjekur në disa raste të shpëtojmë martesën tonë, por rezulton që të gjitha përpjekjet në kohë kanë rezultuar të paefektshme. Në këto kushte, rezulton që martesa jonë e ka humbur tërësisht qëllimin për të cilin është lidhur dhe ne nuk mund të bashkëjetojmë sërish me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye, duke iu referuar dispozitave ligjore në fuqi, paraqes këtë padi përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar të zgjidh gjyqësisht këtë çështje civile.

Përfundimisht, kërkoj nga gjykata:

Pranimin e kërkesë-padisë, duke u zgjidhur në këtë mënyrë pasojat e saj; Lënien e fëmijës S.Kapo, për edukim dhe rritje mua paditëses; Caktimin e pensionit ushqimor në favor të vajzës në masën 25 mijë lekë të rinj në muaj; Caktimin e ditëve të takimit të të paditurit me vajzën: çdo të enjte nga ora 16.00-19.00, të shtunën e parë dhe të tretë të çdo muaji nga ora 10.00-16.00, si edhe një muaj gjatë pushimeve verore”.

e.r/NOA

KOMENTE