Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjenerali Petreaus: Ushtarët shqiptarë në Afganistan, trima
English

Gjenerali Petreaus: Ushtarët shqiptarë në Afganistan, trima

Afganistan, 18 janar, NOA - Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, i shoqëruar nga deputetët Fatos Hoxha dhe Genti Strazimiri, zhvilloi një vizitë dyditore në Afganistan për të takuar kontingjentet shqiptare që ndodhen atje në kuadër të operacionit ISAF, si edhe me autoritetet e larta ushtarake drejtuese të këtij operacioni të NATO-s. Ndalesën e parë Ministri Imami e bëri në Kabul, në Komandën Qendrore të ISAF-it, ku u prit në një takim të veçantë nga Komandanti i Përgjithshëm.

“Jam shumë i kënaqur që ju takoj, ushtarakët shqiptarë janë jo vetëm trima, por po bëjnë një punë të shkëlqyer duke i bërë nder Shqipërisë , -u shpreh, ndër të tjera Gjeneral . Petreaus.

Më tej Gjenerali e njohu Ministrin Imami me gjendjen aktuale në Afganistan, zonat e operacioneve, si edhe strategjitë e veprimet që po merren nga ana e koalicionit dhe forcave të NATO-s për arritjen e suksesit. Në fund të takimit ai falënderoi dhe vlerësoi maksimalisht kontributin që forcat e armatosura shqiptare po japin në Afganistan si edhe mbështetjen që atyre u jepet nga parlamenti dhe qeveria shqiptare.

a.k/NOA/ (vijon...)

KOMENTE