English

Jennifer Lopez e etur për fëmijë

E martë, 18 janar 2011, NOA- Ndonëse në moshën 41 vjeçare, Jennifer Lopez deklaron se nuk është e ngopur nga fëmijët që ka, madje dëshiron më tepër. “Porsa i linda foshnjat, mendova me vete, dua ta bëj këtë edhe një mijë herë. E dua këtë. Kjo është jeta”, ka deklaruar këngëtarja me famë botërore. Lopez deri më tani ka dy fëmijë, Max dhe Emme, dhe nga dashuria e madhe për ta deklaron se dëshiron të ketë sa më shumë. Këngëtarja dhe aktorja, e cila ka binjakët dyvjeçarë me burrin e saj Marc Anthony, ka thënë se porsa kishte lindur fëmijët, kishte dashur të mbetej sërish shtatzënë. Lopez është shpallur si këngëtarja me fundshpinën më të bukur në botë. a.y/NOA

KOMENTE