English

Ngjela: Më 21 janar të largojmë Berishën

Tiranë, 18 janar, NOA – Kryetari i Partisë Ligj dhe Demokraci, Spartak Ngjela ka bërë thirrje sot për demonstratë mbarë popullore për largimin e qeverisë. Në emër të opozitës së Bashkuar, Ngjela ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha po tallet me shqiptarët.

Ai kërkoi nga opinioni publik që të reagojë për ti dhënë një shans integrimit të vendit. Sipas tij, Berisha “duhet të largohet një orë më parë”.

Ngjela tha se në datën 21 janar, “mijëra, qindra mijëra shqiptare do të vijnë të kërkojnë largimin e kësaj qeverie”.

Ai u shpreh se shqiptarët “duhet të krijojnë qeverisjen tonë me dinjitet për të ngritur personalitetin e shqiptarëve”.

a.k/NOA

KOMENTE