Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen në Shqipëri gripi i derrit
English

Shpërthen në Shqipëri gripi i derrit

Tiranë, 18 janar 2011, NOA- I famshmi virus i njohur si gripi i derrit ka mësyr fuqishëm në vendin tonë.

Krahas panikut të hapur në popull, tashmë vjen edhe versioni zyrtar i cili na përball me të vërtetën

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi ka konfirmuar për mediat se është rritur numri i të prekurve nga virusi i AH1N1.

Ka shkuar në 48 numri i rasteve të të prekurve nga virusi i njohur si gripi i derrit. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se janë shtuar edhe 11 raste të reja më tepër nga ato që ishin identifikuar para pak ditësh.

Virusi AH1N1 prek më tepër personat më të ndjeshëm, si të moshuarit, gratë shtatëzëna, personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë qenë më parë të sëmurë etj.

Nga ana e institucioneve spitalore apelohet për vizita të vazhdueshme për çdo dyshim të mundshëm.

a.y/NOA

KOMENTE