Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekskluzive - Ja skema e PS për demonstratën e 21 Janarit
English

Ekskluzive - Ja skema e PS për demonstratën e 21 Janarit

Tiranë, 19 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Demonstrata që do të zhvillojë opozita shqiptare e kryesuar nga Partia Socialiste, ka një skenar të qartë por të përgatitur në mënyrë të përshpejtuar, me qëllim të vetëm, ardhjen në pushtet pas disa muajsh. Burime të Partisë Socialiste, deputetë të saj, kanë treguar sot për agjencinë NOA, planin e 21 janarit. Demonstrata do të dalë me kërkesa taksative të opozitës: 1. Kërkohet nga Kryeministri, Qeveri teknike me pëlqimin e opozitës dhe mazhorancës aktuale e cila të funksionojë jo më shumë se 3 muaj dhe që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri. 2. Kërkohet nga Presidenti, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Këtu opozita po debaton për dy variante:

I pari është që zgjedhjet e parakohshme të shpallen jo më vonë se 8 maji 2011 dhe ato të bashkohen me zgjedhjet vendore.

Varianti i dytë, që po mbështetet më shumë, është anulimi dhe shtyrja e zgjedhjeve vendore pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Këto dy kërkesa, PS ka vendosur që t’i paraqesë zyrtarisht më 21 Janar gjatë demonstratës së paralajmëruar, ku do të marrin pjesë thuajse të gjitha forcat e opozitës aktuale.

Të njëjtat burime i treguan agjencisë NOA se ka një plan të PS për të mos e ndërprerë demonstratën e së premtes duke e vazhduar gjatë gjithë natës e më tej, me synimin e vetëm që tubimi të shpërndahet vetëm nëse realizohen deri diku, dy kërkesat e mësipërme.

Ndërkohë, i paqartë ngelet roli i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në këtë zhvillim të pritshëm.

Vetëm pasditen e sotme, PS ka dërguar një kërkesë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe ka deklaruar se do të zhvillojë një tubim përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" më 21 Janar 2011 ora 13.00.

Për më tepër, kërkesa e PS shton se ardhja e njerëzve në miting do të realizohet nga rreth dhjetë pika përreth Tiranës. Ndaj i kërkohet policisë të marrë masa.

Ndërkohë, i paqartë ngelet roli i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në këtë zhvillim të pritshëm. Asgjë nuk dihet sa është kohëzgjatja që do të jepet për të marrë përsipër mbarëvajtjen e tubimi.

Kjo pasi edhe herën e kaluar, leja nga autoritetet e mësipërme u mor vetëm për dy orë tubim dhe përfundoi në tre javë instalim greve urie e mitingjesh gati të përnatshme. e.r/NOA

KOMENTE