English

Grabitën butikun, arrestohen dy të rinj

Tiranë, 19 janar, NOA – Dy të rinj janë arrestuar dje pasi kanë grabitur një dyqan luksoz rrobash në Tiranë. Të arrestuarit janë Taulant Xhelil Koçi, 24 vjeç dhe Aurel Zenun Jahelezi, 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Policia bën të ditur se dy të rinjtë kanë grabitur butikun “Tempo” që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”. Grabitja ka ndodhur në datën 2 janar. Ata kanë thyer xhamin e dyqanit dhe më pas kanë hyrë brenda.

Duke përfituar nga ditët e festave të fundvitit dhe nga numri i vogël i kalimtarëve, të rinjtë kanë hyrë në dyqan dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme veshjesh të shtrenjta.

Pas hetimeve disa ditore, dje Policia e Tiranës ka identifikuar autorët dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Pas kontrollit në banesa, policia ka gjetur dhe një sasi të veshjeve të shtrenjta që kanë vjedhur dy të rinjtë.

a/k.NOA

KOMENTE