English

Inter, Leonardo: Mendoj vetëm për fitoren

Milano, 19 Janar NOA - Leonardo është prezantuar tepër i motivuar në konferencën për shtyp që ka dhënë përpara ndeshjes së prapambetur të sezonit, Inter – Cesena.

“Mendojmë vetëm për skuadrën tonë, është panevojshme të bëhet llogaritja e pikëve në këto momente”, - ka pohuar Leonardo.

Megjithatë është e pamundur që Interi të mos mendojë për fitoren dhe kjo pasoi diçka e tillë bën pjesë në ADN e saj.

“Duhet të mendojmë vetëm për veten tonë dhe jo për një klasifikim virtual. Duhet të bëjmë gjithçka është e mundshme për të arritur deri në fund duke luftuar”, - ka përfunduar Leonardo.

r.b/NOA

KOMENTE