Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkohet prokuror i pavarur për akuzat e Martit
English

Kërkohet prokuror i pavarur për akuzat e Martit

Bruksel, 19 janar, NOA - Misioni Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-i, duhet të emërojë një prokuror të pavarur të profilit të lartë për të hetuar akuzat për krime të kryera nga disa nga ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është kërkesa që ka bërë sot Human Rights Watch (HRW).

Gjithashtu theksohet se një program i përmirësuar për mbrojtjen e dëshmitarëve është i nevojshëm për të pasur një hetim të besueshëm, thuhet në deklaratën e organizatës që merret me të drejtat e njeriut.

"Misioni evropian në Kosovë do të përballet me pengesa të mëdha ne realizimin e hetimeve të besueshme për këto akuza kaq serioze. Në këto kushte është thelbësore të sigurohen një prokuror i pavarur, një program efikas i mbrojtjes së dëshmitarëve, përfshi dhe mundësinë për t'i vendosur dëshmitarët jashtë Ballkanit dhe sigurinë e kërkuar për hetime të tilla kaq delikate", tha Lote Leiht, drejtore e Human Rights Watch për Bashkimin Evropian.

HRW ka kërkuar nga qeveria amerikane dhe BE-ja të ushtrojnë presion ndaj qeverive në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe në vende të tjera për bashkëpunim të plotë në këto hetime.

NOA/RFE

KOMENTE