English

Meta, konferencë për akuzat dhe videon

Tiranë, 19 janar, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për mediat. Burime nga LSI-ja thanë për Agjencinë e Lajmeve NOA se kreu i LSI-së pritet të komentojë dhe akuzuat që i janë bërë nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Ndërkohë që Meta pritet të flas dhe për përgatitjet e LSI-së për zgjedhjeve vendore. Konferenca e kreut të LSI-së do të zhvillohet në orën 14:00 në selinë e lëvizjes Socialiste për Integrim.

Që pas publikimit të videos së regjistruar ku shfaqet Meta dhe Prifti, kreu i LSI-së ka reaguar përditë në media në lidhje me përmbajtjen e video përgjimit. Ai ka thënë se ajo është një montazh dhe se biseda është nxjerrë nga konteksti.

Ndërkohë që opozita dhe ish-ministri Prifti kanë deklaruar se videoja është autentike dhe është dëshmi e korrupsionit të Metës dhe gjithë mazhorancës.

a.k/NOA

KOMENTE