English

Plumba në shkollë, plagosen 3 nxënës

Los Anxhelos, 19 Janar NOA – Tre nxënës kanë mbetur të plagosur, pas një përleshjeje me armë zjarri, e cila u zhvillua ditën e sotme në një shkollë lice me 3 mijë djem e vajza në Los Anxhelos.

Me sa është bërë e ditur zjarri është hapur nga një djalë i armatosur, që me shumë mundësi ka qenë një nxënës i shkollës së mesme Gardena High School.

Imazhet e transmetuara në televizion shfaqin helikopterët në fluturim mbi shkollën, që janë vënë në kërkim të djalit, i cili është arratisur menjëherë pasi ka hapur zjarr.

Tre adoleshentët që kanë marrë plumba nga arma e zjarrit u dërguan në spital ku nuk ka raporte të sakta nëse jeta e tyre paraqitet në rrezik.

r.b/NOA

KOMENTE