Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 2 persona për trafik klandestinësh e krim të organizuar
English

Kapen 2 persona për trafik klandestinësh e krim të organizuar

Gjilan, 20 janar 2011, NOA – Policia e Kosovës pas një hetimi relativisht të gjatë ka arrestuar në Gjilan dy persona të dyshuar për trafikim klandestinësh dhe krim të organizuar. Të arrestuarit janë S. Cakiqi lindur më 1976 dhe E. Shala lindur më 1985-ën. Dy personat ranë në prangat e policisë dje falë operacionit të koduar “Akrepi 1”. “Akrepi 1” u vu në jetë në rajonin e Gjilanit përkatësisht në pikën kufitare “Dheu i bardhë”.

Sikundër bën të ditur policia e Kosovës për veprimtarinë e këtyre të dyshuarve hetuesit e policisë kanë një mori faktesh dhe dëshmish, të cilat janë mbledhur gjatë hetimit.

Operacioni vijon ende për kapjen e pjesëtarëve të tjerë të këtij rrjeti, pasi dy të arrestuarit e kanë realizuar kontrabandën e migrantëve në bashkëpunim me persona të tjerë.

Dy personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë janë duke u përgatitur të gjitha procedurat për procedim të mëtutjeshëm.

mit/NOA

KOMENTE