English

LSI: Rama po fyen shqiptarët

Tiranë, 20 janar, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim i ka cilësuar deklarata për mos kontrollim të demonstratës nga PS-ja si tallje me shqiptarët. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela tha sot për mediat se qëndrimet e kreut të PS-së janë papërgjegjshmëri politike.

“Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka kohë për të humbur më halucinacionet e Edi Ramës, i cili meqë nuk është i zoti dhe i aftë të fitojë me votë, synon marrjen e pushtetit me dhunë. Edhe njëherë, e denoncojmë si të papërgjegjshme dhe provokative deklaratën e tij, e cila në fakt fyen një popull të tërë”, tha Çela.

Në emër të LSI-së ai fotoi PS-në që të jap kontribut në reformën zgjedhore dhe proceset integruese të vendit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim, pret nga opozita shqiptare kontribute pozitive për reformën zgjedhore. Pret njëkohësisht një angazhim real në jetën parlamentare, në mënyrë të tillë që demokracia të jetë funksionale, në përputhje të plotë me rekomandimet e Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian, si edhe në mënyrë që parlamenti të mos jetë arena e shfaqjes së rrugaçërisë dhe papërgjegjshmërisë politike”, tha Çela.

Ndërsa ka shtuar se LSI-ja është e angazhuar, jo vetëm për kryerjen e një reforme zgjedhore në zbatim të rekomandimeve të institucioneve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, por “po punon me të gjitha strukturat e saj, në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, për një rezultat spektakolar në 8 maj”.

a.k/NOA

KOMENTE