English

Mbërrin smartphone Disney Android 3D

Indi, 20 Janar NOA - Vijnë nga India lajmet e para të të riut Akai Trio, një telefon tërheqës që mund të përdorë 3 karta SIM në të njëjtën kohë, duke mundësuar në këtë mënyrë përdorimin e tre telefonik gjithmonë në mënyrë aktive.

Akai Trio karakterizohet gjithashtu dhe nga një ekran QVGA të një madhësie prej 2 polësh dhe nga një kamera 1.2-megapiksel. Nuk mungon as lidhja Bluetooth dhe memoria e zgjerueshme nëpërmjet mikro-skedave SD. Ai është i pajisur me një radio FM dhe gjen mbështetje në rrjetin GPRS.

Në të vërtetë, telefona celularë me tre karta SIM njëherësh, qarkullojnë në Tiranë prej të pajton dy vjetësh. Ato janë prodhime joautentike apo marka të njohura dhe vijnë nga Kina.

Telefonat me tre karta të markave të panjohura, kushtojnë në tregun e zi në Tiranë pranë tregut çam, rreth 10-15 mijë lekë dhe funksionojnë duke qenë që të treja aktive.

r.b/NOA

KOMENTE