English

Obama nën kthetrat e parazitëve

E enjte, 20 janar 2011, NOA- Tabloidi amerikan “National Enquirer”, deklaron se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga parazitët në stomak. Sipas saj bëhet me dije se, Obama i ka marrë parazitët gjatë një udhëtimi vitin e kaluar në Hawaj, ku ai dhe familja e tij po ashtu kaluan pushimet e Krishtlindjeve. “Barack ka dashur t’i mbajë parazitët e stomakut larg radarit. Ka pasur një shqetësim publik për ta në Havaje kur ai u sëmur. Ai duket se tashmë po i mposht ato”, shkruhet në të përditshmen amerikane. Deri më tani Obama nuk e ka deklaruar këtë problem të tij, por “National Enquirer”, shprehet se ky është një lajm më se i sigurt i dhënë nga mjeku personal i presidentit. a.y/NOA

KOMENTE