Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pack: Situata në Shqipëri për të ardhur keq
English

Pack: Situata në Shqipëri për të ardhur keq

Berlin, 20 janar 2011, NOA – Ndërkohë që gjatë vizitës së grupit të eurodeputetëve në Tiranë për zgjidhjen e ngërçit politik mes opozitës dhe mazhorancës e cilësoi klasën politike si tejet konfliktuese, eurodeputetja Doris Pack e sheh me trishtim gjendjen politike në Shqipëri, ku palët nuk arrijnë kurrë një marrëveshje, por vetëm fajësojnë njëra-tjetrën për moszgjidhjen e ngërçit politik, madje dhe agravimin e tij, sikundër ka ndodhur ditët e fundit edhe në seancën parlamentare të së hënës. Në një intervistë për “Deutsche Welle-n” zonja Pack duke komentuar thirrjet për protesta të opozitës, të cilat janë rritur pas daljes së videos Meta-Prifti dhe dorëheqjes së ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, theksoi se situata në Shqipëri është për të ardhur keq.

Ajo e vlerësoi si hap pozitiv dorëheqjen e Ilir Metës, porse shtoi se akuzat për korrupsion janë të njohura, pasi të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën, dhe kjo ka çuar në dëm të miratimit të një sërë ligjeve tejet të rëndësishëm për vendin.

“Natyrisht që opozita e shfrytëzon këtë sa të mundet, por kjo e tëra mund të rezultojë në bumerang. E trishtueshme është që situata politike në Shqipëri e bën të vështirë punën, pasi. Shumë ligje nuk kanë mundur të miratohen në parlament për shkak se kërkohet një shumicë votash, më e madhe se sa fraksionet qeveritare. E tëra klima politike është helmuar. Protestat e vazhdueshme të opozitës dhe kërcënimet janë tërësisht joproduktive”, u shpreh eurodeputetja Pack.

Ajo tha se bojkoti i parlamentit dhe dalja në protesta nuk janë një mënyrë e të bërit politikë, pasi sikundër vlerësoi e tërë kjo situatë i rëndon vetëm popullit, i cili pret reforma nga të zgjedhurit e vet, por dëmton edhe imazhin e Shqipërisë.

“Dialogu politik do të ishte i domosdoshëm. Por politikanët duhet të jenë të gatshëm të punojnë për këtë. Ata duhet të jenë të hapur po ashtu për një dialog. Që të jesh i hapur do të thotë që të bësh kompromis dhe jo vetëm të protestosh”, tha eurodeputetja Pack.

E pyetur lidhur me idenë e opozitës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme eurodeputetja Doris Pack nënvizoi se nëse ato do të zhvilloheshin si zgjidhja përfundimtare për ngërçin politik dhe do të përfundonin me fitoren e socialistëve, atëherë kjo do të thoshte se socialistët arritën ç’kërkuan, ndërsa opozita do të kontestonte.

Andaj sipas saj loja politike është shumë e keqe, pasi në demokraci duhet të pranosh që ke një shumicë apo që je në një pakicë.

“Ne presim që politikanët në këtë vend të flasin me njëri-tjetrin, që të zgjidhin me njëri-tjetrin problemet dhe jo vetëm të protestojnë duke dashur të rrëzojnë qeverinë. Protestat mund të bëhen kundër projektligjeve të veçanta, por jo kundër një qeverie që është në detyrë”, tha eurodeputetja Doris Pack.

mit/NOA

KOMENTE