Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti takon diplomatët: Shqipëria sukses me liberalizimin e vizave
English

Presidenti takon diplomatët: Shqipëria sukses me liberalizimin e vizave

Tiranë, 20 janar 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi është duke zhvilluar një takim me trupin diplomatik në Shqipëri.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë pritje e cila po zhvillohet në Pallatin e Brigadave ai tha se, Shqipëria ka arritur sukses në procesin e liberalizimit të vizave dhe për këtë, viti 2010 dëshmoi se u përmbushën të gjitha aspiratat e lëvizjes së lirë.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Topi rikujtoi se liberalizimi i vizave ishte një sukses për shqiptarët, ndërsa synim mbeten përpjekjet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Lidhur me vitin 2011, ai u shpreh se, mbetet vit me vizion për arritjet e mëtejshme.

Ai theksoi gjithashtu se objektivi i radhës i Shqipërisë ka qenë dhe do mbetet familja e madhe evropiane.

Më tej lidhur me situatën politike në vend Presidenti kërkoi një bashkëpunim mes palëve duke e cilësuar dialogun si shërbimin më të mirë.

Ai e falënderoi trupin diplomatik për ndihmesën dhe punën e bërë për Shqipërinë madje theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të mëtejshme.

a.y/NOA

KOMENTE