English

Qëlloi një 15-vjeçar me pushkë sportive, arrestohet

Durrës, 20 janar, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin Mikel Gjepali, 24 vjeç, banues në Shijak.

Ky person dyshohet se rreth orës 14.15, në qytetin e Shijakut, për motive të dobëta ka qëlluar me pushkë sportive 15-vjeçarin me inicialet E.GJ., banues në Shijak, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është sekuestruar një pushkë sportive e markës Kral Alognum, e kalibrit 5.5 mm.

Materialet për veprat penale te vrasjes me dashje mbetur në tentativë e mbajtjes pa leje të armëve sportive iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE