Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të zbatohet Ligji i Punës në media
English

Të zbatohet Ligji i Punës në media

Prishtinë, 20 janar 2011 NOA – Unioni i Gazetarëve të Kosovës ( UGK ) sot ka mbajtur tryezë debatuese me temën “Ligji i Punës dhe Mediet”, me ç’rast është vlerësuar se gazetarët në Kosovë ballafaqohen me shumë probleme si mungesë të kontratave, mungesë të pushimit vjetor dhe javor si dhe të drejta të tjera elementare. Anëtari i kryesisë së UGK-së, Gëzim Qerimi tha se punonjësit e medieve në përgjithësi janë individët të “punës në të zezë”. “Ky treg i zi i punës në vendin tonë ka marrë përmasat e një dukurie të rrezikshme. Kjo dukuri negative ku gazetarët punojnë pa kontratë pune dhe pa të drejta elementare çdo vit e më shumë ka marrë hov dhe një gjë e tillë është shndërruar në një dukuri të zakonshme dhe ‘legale’”, tha Qerimi. Ai tha se për t'u tejkaluar kjo gjendje e keqe, UGK-ja do të kërkoj hartimin e një drafti për Marrëveshje Punësimi të tipit kolektiv ndërsa kërkoi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që inspektimi për zbatimin e Ligjit të Punës të filloj nga mediet. Ndërkaq Remzije Shahini-Hoxhaj, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës tha se në Kosovë gazetarët përballen me orar të stërzgjatur të punës, mungesë të mbrojtjes së tyre nga mediumi, pushimi javor dhe vjetor, pushimi gjatë festave, dhe motivim për orar shtesë. Si sfidë kryesore gjatë aplikimit të Ligjit të Punës sipas Shahini –Hoxhaj është pushimi i lehonisë në Kosovë. “ Sipas një amendamenti të ligjit të punës së aprovuar tash ceket se femrat që janë të gatshme për familje do të kenë pushim 12 muaj. Këtu lind menjëherë konflikti te kompanitë private sepse do të fillojë të diskriminohet gjinia femërore sidomos te ato që janë potenciale për të krijuar familje, për shkak të pagesës”, tha Shahini-Hoxhaj. Basri Ibrahimi , kryeinspektor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kërkoi nga gazetarët të jenë nismëtarët e parë të zbatimit të Ligjit të Punës. “Konsideroj se gazetarët duhet të jenë ata që duhet ta ngritin zërin e tyre dhe t’i kërkojnë të drejtat e veta nga pronarët e tyre sepse jeni ju ata që të parët e informoni publikun. Unë shpresoj se ju do të jeni më të guximshëm dhe do të jeni pionier të angazhimit të juaj për zbatimin e Ligjit të Punës”, deklaroi Ibrahimi. Ai premtoi se shumë shpejt MPMS do të filloj me inspektimin e medieve në Kosovë për t’i evidentuar problemet dhe shkeljet e të drejtave të gazetarëve gjatë marrëdhënies së tyre në punë. Ndërsa Haxhi Arifi , kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), tha aplikimi i Ligjit të Punës do të ketë vështirësi sepse bëhet një luftë mes interesit dhe asaj që shkruhet në ligj. “Me krijimin e Sindikatës së Medieve ju do të keni më lehtë të merrni hapa për zbatimin e Ligjit të Punës. Ky është mekanizmi më i mirë që do të veproj për të drejtat dhe liritë e gazetarëve në vendet ku punoni”, tha Arifi. I pranishëm ishte edhe Drilon Zogaj, përfaqësues nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK) i cili deklaroi se si shkak i shumë sfidave që po ballafaqohen gazetarët, profesioni i tyre po dëmtohet. “ Kjo gjendje po e shndërron gazetarinë në një profesion teje të vështirë deri në nivelet e profesionit të padëshirueshëm pra profesionit të zorit. AGPK kërkon nga inspektorati i punës që ta trajtoj si prioritet inspektimin e zbatimit të Ligjit të Punës në mediet e Kosovës”, tha Zogaj. a.b/NOA

KOMENTE