English

Vasili: SHBA mbështet demokracinë, jo dhunën

Tiranë, 20 janar 2011, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi lidhur me reagimin e ambasadës Amerikane për demonstratën e opozitës.

Petrit Vasili gjatë fjalës së tij u shpreh se, “LSI përshëndet deklaratën e ambasadës Amerikane duke vlerësuar atë si një qëndrim të qartë në mbështetje të Shqipërisë si një vend me standarde plotësisht demokratike tashme anëtare e NATO dhe qytetarët e të cilës lëvizin lirshëm nëpër Evropë”.

Më tej ai tha se, ambasada Amerikane në Shqipëri shprehet qartë se ajo dënon gjuhën e përdorur në mbështetje të akteve çrregulluese e të dëmshme.

Në emër të LSI, Vasili tha se, deklarata e ambasadës së SHBA, ka theksuar me forcë dhe më parë se çdo inspirim dhunë apo tentativë për marrjen e pushtetit me violencë nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe pushtetin demokratik e për pasojë është e destinuar që të dështojë.

“LSI përshëndet vlerësimin e ambasadës së SHBA për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të cilat me profesionalizmin e tyre kanë sjellë e sjellin qetësinë në vend që kanë edhe mbështetjen e plotë të LSI, duke vlerësuar qartë paanësinë tyre politike si dhe profesionalizmin e tyre gjatë zbatimit të ligjit”, përfundoi Vasili.

Ai theksoi se demokracia në Shqipëri është e pa pajtueshme me dhunën.

a.y/NOA

KOMENTE