English

Degjeneron në dhunë demonstrata, nuk shfaqen liderët e opozitës

Tiranë, 21 janar, NOA – Ka degjeneruar në dhunë demonstrata e Partisë Socialiste. Demonstruesit e thirrur nga PS-ja është përballuar me policinë në mënyrë mjaft të egër. Situata në kryeqytet është kaotike dhe drejt daljes nga kontrolli. Një grup i vogël i demonstruesve vazhdon të qëllojë me gurë forcat e policisë.

Ndërkohë që asnjë prej liderëve të Partisë Socialiste nuk është parë të jetë duke ndaluar turmën apo duke kërkuar qetësi. Pyetja që lind natyrshëm në këto momente kur rrugët e Tiranës e kanë humbur qetësinë dhe mes radhëve të protestuesve dhe të forcave të policisë mund të ketë viktima, është: Ku janë liderët e opozitës?

Pamjet e sotme janë ta papranueshme për Tiranën e vitit 2011.

A.k/NOA

KOMENTE