Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flet Rama: Demonstruesit u detyruan të reagojnë
English

Flet Rama: Demonstruesit u detyruan të reagojnë

Tiranë, 21 Janar 2011 NOA – Ka reaguar këto çaste Edi Rama duke deklaruar se demonstruesit u detyruan të reagojnë, për shkak të veprimeve të policisë sipas tij të dhunshme. Rama nuk i ka kërkuar demonstruesve të largohen nga bulevardi por të përmbahen. “Qytetarët demonstrues janë provokuar rëndë dhe më pas, është ende e vështirë për t’i qetësuar të gjithë. Unë dua të kërkoj, edhe publikisht, siç kam bërë së bashku me kolegë dhe kolege gjatë gjithë kësaj kohe, por me këtë rast, për të gjithë ata familjarë, prindër e të afërm që kanë njerëzit në bulevard, të bëjnë telefonatat dhe thirrjet e tyre për qetësi, siç po bëjnë prej orësh, deputetët e PS të dërguar pikërisht për të zbutur gjakrat dhe qetësuar njerëzit e provokuar në mënyrën më të shëmtuar dhe më të patolerueshme në sytë e gjithë opinionit publik. Të gjithë e panë se sot, në Tiranë, rrugët e Tiranës, bulevard, u derdhën si asnjëherë tjetër, mbase 250-300 mijë qytetarë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria dhe demonstrata filloi natyrshëm, në traditën më të mirë të PS dhe Opozitës së Bashkuar dhe pa u sistemuar ende njerëzit në bulevard, u provokuan rëndë, u goditën me kamionë ujëhedhës dhe me gaz lotsjellës e asfiksues. Turp, për ata që për të mbajtur në këmbë pushtetin e tyre të vjedhur, provokuan gjatë gjithë ditëve dhe sot, në mënyrën më të pamundur, një masë gjigante qytetarësh që deri në fund tregoi se ishte aty për të ngritur zërin paqësisht dhe u detyrua të reagojë. Ndërkohë duke bërë thirrje për qetësi dhe duke theksuar se kalimi i kufijve të institucioneve nuk ka të bëjmë me qasjen tonë ndaj një problemi të madh që ka vendi, unë kërkoj që i ashtuquajtur kryeministër dhe e ashtuquajtura qeveri e këtij koalicioni turpi që sot, bëri një turp të madh duke e kulmuar retorikën agresive ndaj opozitës me provokime krejtësisht iracionale dhe krejtësisht të patolerueshme, të kuptojë se është momenti më shumë se kurrë për një zgjidhje të domosdoshme që ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë.

KOMENTE