Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forca speciale e tel me gjemba rreth kryeministrisë
English

Forca speciale e tel me gjemba rreth kryeministrisë

Tiranë, 21 janar, NOA - Forca speciale, efektivë të gardës dhe një numër mjaftë i madh policësh janë rreshtuar këto momente para godinës së Kryeministrisë, e cila është dhe objekti ku do të grumbullohen demonstruesit.

Në masat e marra për ndaljen e turmës bënë pjesë dhe rrethimi i gardhit të kryeministrisë me tel me gjemba. Përgjatë gjithë kangjellave të kësaj godine janë vendosur tela me gjemba, në mënyrë që të bëhet i vështirë kalimi i demonstruesve në një sulm të mundshme.

Armatimi që kanë me vete punonjësit e policisë janë pistoletat dhe shkopinjtë e gomës.

Ndërsa efektivat e gardës mbajnë dhe automatikët e shërbimit.

Ndërkohë që forcat speciale janë të pajisura me skafandra dhe mburoja.

a.k/NOA

KOMENTE