English

Godasin me mjete të forta një burrë, e bëjnë për spital

Tiranë, 21 Janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arritur që të arrestojnë në flagrancë dy djem, të cilët kanë goditur me mjete të forta një burrë, saqë e kanë bërë për spital.

Konkretisht, siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë

Real Toska, 35 vjeç dhe Enton Ibrahimaj, 26 vjeç; që të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye sepse rreth orës 19.30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta Nexhip Onejan, 49 vjeç, i lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, i cili ka marrë mjekim në QSUT

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 e 25 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE