English

KMDLNJ viziton burgun në Mitrovicë

Mitrovicë, 21 Janar, NOA - Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut vizituan burgun e qarkut në pjesën veriore të Mitrovicës, pasi ishin thirrur nga 2 të burgosur për shkak se ishin në grevë urie.

KMDLNJ konkludoi se kushtet në këtë burg, (higjiena, ushqimi, aktivitetet kulturore dhe sportive) ishin të mira dhe i plotësojnë kërkesat e personave të privuar nga liria.

“Në këtë burg, pjesa dërmuese janë persona të dënuar me dënime të larta prandaj KMDLNj vlerëson se kjo qendër e paraburgimit nuk i plotëson as kushtet minimale për këtë kategori të burgosurish. Këta të dënuar janë të diskriminuar kundrejt të burgosurve që vuajnë dënimin në qendrat korrektuese. Gjithashtu , kapaciteti i këtij burgu shfrytëzohet vetëm 30-35% ndërkaq që burgjet tjera hetuese në Kosovë janë të mbipopulluara. Struktura etnike e të burgosurve dhe të dënuarve është thuaja etnikisht e pastër, të dënuar dhe të paraburgosur të përkatësisë etnike serbe”, vlerëson raporti i KMDLNJ-së.

Teksa vërejtja kryesore dhe arsyeja kryesore për grevë u tha se ishte stërzgjatja e proceseve gjyqësore.

n.e/NOA

KOMENTE