Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama viziton të plagosurit në spital
English

Rama viziton të plagosurit në spital

Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Spitalin Ushtarak për të vizituar të plagosurit. Së bashku me të kanë shkuar edhe përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar. Por pavarësisht bilancit tragjik përfaqësuesi tjetër i kësaj opozite, Spartak Ngjela ka deklaruar se do të vazhdojnë sërish demonstratat në bulevardin e përgjakur. Në fjalën e tij për mediat ai tha se, “I lutem zotit që ti ndriçojë rrugën e arsyes njeriut që sot mori përsipër të masakrojë barbarisht njerëzit që erdhën me pankartë në dorë, për të kërkuar një të drejtat e tyre dhe një Shqipëri më të mirë”. Ai përsëriti dhe njëherë ngushëllimin për familjet e viktimave duke thënë se, “Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ngushëlloj familjet e atyre që sot erdhën për një Shqipëri më të mirë por që humbën jetën barbarisht”. Sipas të dhënave paraprake deri më tani llogariten dhjetra persona të plagosur me armë zjarri, në mes tyre rreth 15 janë efektiva të policisë. Janë tre personat të cilët kanë humbur jetën si rrjedhojë e përleshjeve të ndodhura mesditën e sotme. a.y/NOA

KOMENTE