English

SHBA, qeni kthehet në shtëpi pas pesë vitesh

Kalifornia, 21 Janar NOA - Nëse ndryshohet shtëpia katër herë në pesë vite, duhet thënë se është tepër e vështirë që posta të gjejë banesën, imagjinoni një kafshë shtëpiake. Megjithatë diçka të tillë e ka realizuar një qenush javën e kaluar. Sipas NBC News, Myrna Carillo ka humbur qenin e saj të dashur Prince, më shumë se pesë vjet më parë në Kaliforni. Që nga ajo kohë, ajo është martuar, ka dy djem dhe është zhvendosur katër herë me banesë. Megjithatë dhe pse një arsye logjike ende nuk është gjetur, Prince është prezantuar sërish pas pesë viteve në derën e shtëpisë së saj.

r.b/NOA

KOMENTE