Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkup, sot takimi i liderëve të partive me presidentin Ivanov
English

Shkup, sot takimi i liderëve të partive me presidentin Ivanov

Shkup, 21 janar, NOA - Në Shkup sot do të mbahet takimi i liderëve të partive politike i inicuar nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

Në këtë takim që mbahen në lokalitetin Jasen kanë konfirmuar pjesëmarrjen lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski si dhe lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani.

Pjesëmarrjen e ka refuzuar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili publikisht përmes një letre drejtuar presidentit Ivanov ka arsyetuar mospjesëmarrjen. Sipas Thaçit, ky takim është pjesë e dialogut manipulativ në Maqedoni që menaxhohet nga institucionet shtetërore.

Në kuadër të agjendës së takimit do të jetë çështjet dhe prioritetet e vendit në planin e politikës së jashtme, me theks të veçantë integrimi në NATO dhe BE si dhe kontesti i emrit. Gjithashtu do të diskutohet edhe për dy datat e rëndësishme të vendit siç janë 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit si dhe regjistrimi i popullsisë që mbahet në muajin prill të këtij viti.

Kabineti i presidentit Ivanov theksoi se qëllimi i këtij takimi është vazhdimësi e konsultimeve të rregullta të shefit të shtetit me partitë politike.

NOA-INA

KOMENTE