English

Topalli: Goditja e shtetit ligjor nuk falet

Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Në vijimësi të reagimeve për situatën në vend, i radhës ishte ai i Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Ajo e cilësoi situatën e ndodhur si të papranueshme, madje ajo e cilësoi demonstratën si një sulm ndaj shtetit, ndaj vendit dhe institucioneve. Ajo i konsideroi protestuesit si njerëz të inkriminuar që goditën shtetin ligjor. “Demonstrata e Ramës çoi në viktima. Policët ishin heronj, policia meriton falënderim të veçantë për punën e bërë”, deklaroi Topalli. Në mbyllje të fjalës së saj ajo tha se, kjo ngjarje nuk falet, prandaj ligji dhe shteti siç ka vepruar sot do të veproj edhe në vijimësi. a.y/NOA

KOMENTE