English

Krasic kërkon fitimin e kampionatit

Torino, 22 Janar NOA - Milos Krasic nuk ka asnjë dyshim: Juventus është një kandidat i mundshëm për të fituar kampionatin italian të Seria A. Talenti serb, në një intervistë të dhënë për Juventus Channel, ka shpjeguar me bindje se: “Inter dhe Milan luajnë një futboll të mirë, por nuk kam parë ndonjë ndryshim të madh krahasuar me ne. Do të luftojmë deri në fund. I kemi të gjithë kualitetet për të fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë”.

Më pas lojtari ka folur dhe në lidhje me muajt e tij të parë në Itali ku theksoi: “Goli kundër Lazios duhet të them se ishte dhe më emocionuesi”.

r.b/NOA

KOMENTE