Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria, shpërblime për forcat e rendit
English

Qeveria, shpërblime për forcat e rendit

Tiranë, 22 Janar 2011 NOA - Me propozim të Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit.

Vendimin e komunikoi Erla Mëhilli, zëdhënëse e Kryeministrit e cila saktësoi se shpërblehen me 1 pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare.

Në daljen e saj të posaçme, Mëhilli tha edhe se në emër të Kryeministrit dhe qeverisë që ai drejton, dënohet “gjuha e përdorur sot nga organizatori i skenarit të dhunës e vrasjeve, i cili me një gjuhë të denjë vetëm për ata që ushtruan dje dhunën dhe që ishin paguar për të ushtruar dhunë, ofendoi forcat e rendit, që me heroizëm, trimëri dhe vetëmohim i treguan vendit dhe mbarë botës forcën e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor”.

e.r/NOA

KOMENTE