Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Dick Martyt, BDI pret unitet
English

Raporti i Dick Martyt, BDI pret unitet

Shkup, 22 janar 2011, NOA- Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi deklaroi para mediave se pret unitet të delegacionit të Maqedonisë rreth raportit të Dick Martyt.

“Unë e dij se deputetët janë takuar dhe kanë biseduar dhe se në rast se do të miratohen amandamente të caktuara, ata do të kenë qëndrim të përbashkët”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.

Gjatë fjalës së tij ai nuk saktësoi, nëse është arritur marrëveshje midis grupit parlamentar të Maqedonisë që është pjesë e Këshillit të Evropës, pas paralajmërimeve nga partia e tij se do të kërkohet unitet midis të gjitha partive për të kundërshtuar raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty, për akuzat e hedhura ndaj UÇK-së për trafikim me organe njerëzore.

Televizioni proqeveritar Sitel dje publikoi lajmin se delegacioni i Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështes projekt-rezolutën e deputetit zviceran, për të cilën do të votohet ditën e martë.

(INA)/ NOA

KOMENTE