Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-ambasadorët: Maturia dhe ekuilibri, jetike për shqiptarët
English

Topi-ambasadorët: Maturia dhe ekuilibri, jetike për shqiptarët

Tiranë, 22 janar 2011, NOA- Presidenca pak më parë ka zbuluar disa detaje nga takimet e kreut të shtetit me diplomatët në vendin tonë.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi pasdite tre takime të veçanta pune në zyrën e tij me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu. Presidenti Topi, i cili po ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar në vend pas ngjarjeve tragjike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, theksoi rëndësinë e stabilizimit sa më shpejt të situatës së rëndë dhe rikthimin e rendit publik si dhe rivendosjen e menjëhershme të dialogut politik institucional. Presidenti shprehu edhe një herë mesazhin drejtuar partive politike dhe çdo qytetari se ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për fatet e demokracisë dhe jetën e çdo individi të shoqërisë sonë. Kreu i shtetit shqiptar ndau me ambasadorët e vendeve mike dhe aleate shqetësimin e thellë për gjendjen e krijuar, e cila dëmton gjithashtu rëndë perspektivën evropiane dhe imazhin e Shqipërisë, duke theksuar se faktorët politikë duhet të gjejnë vullnetin politik për kapërcimin e kësaj situate. Bashkëbiseduesit vlerësuan se është i domosdoshëm bashkëpunimi mes institucioneve të zbatimit të ligjit për zhvillimin e një hetimi sa më transparent, profesional e të paanshëm. Rikthimi i dialogut, respekti për institucionet e shtetit, shprehja e maturisë dhe e ekuilibrit është e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

a.y/NOA

KOMENTE