Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorët e BE-SHBA takojnë Berishën
English

Ambasadorët e BE-SHBA takojnë Berishën

Tiranë, 23 janar 2011, NOA – Ende po vazhdon takimi i Ambasadorëve të Bashkimit Evropian me kryeministrin Sali Berisha. Takimi ka nisur prej mëse një orë më parë dhe ishte kërkuar nga ambasada e BE-së për të arritur një zgjidhje për qetësimin e situatës politike në vend, përmes dialogut politik, një situatë e cila pas ngërçit të tejzgjatur tashmë mban mbi krye edhe vrasjen e tre demonstruesve, të cilët humbën jetën të qëlluar me armë, ndërsa po protestonin me akte dhune në dyert e kryeministrisë së vendit.

Ka qenë pikërisht vrasja e tre protestuesve, njëri nga Gjirokastra, tjetri nga Fieri e njëri nga Dibra, që kanë përshkallëzuar irritimin e klimës politike në vend, ku akuzat për përgjegjësinë e vrasjeve, mazhoranca ia hedh lidershipit të PS-së, Edi Rama, ndërsa ky i fundit bën fajtor të vrasjes së demonstruesve të pafajshëm, kryeministrin Sali Berisha, pasi sikundër Rama thotë, demonstruesit nuk ishin kriminelë, por shqiptarë të irrituar që po kërkonin një zgjidhje për krizën shumëplanëshe sikundër Rama thotë që ka kapur shtetin.

Në këtë takim që pritet të ketë një rezultat të qartë lidhur me zgjidhjen e situatës politike në vend, dhe që po zhvillohet pikërisht aty, ku demonstruesit u mblodhën pasditen e 21 janarit, merrte pjesë edhe Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili është largura edhe i pari nga selia e kryeministrisë pasi është tatuar dhe ka biseduar ne shefin e qeverisë, Sali Berisha.

Në takim me kryeministrin është Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.

Ky takim vjen dy ditë pas demonstratës së 21 janarit ku gjetën vdekjen tre demonstrues dhe vjen edhe pas takimeve të djeshme që amabsadorët e BE-së patën me Presidentin e Republikës Bamir Topi.

Në takimet me Presidentin Topi ambasadorët e BE-së biseduan për stabilizimin e situatës së rëndë dhe rikthimin sa më shpejt të rendit publik si dhe rivendosjen e menjëhershme të dialogut politik institucional.

mit/NOA

KOMENTE