Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kryeprokurorja ka adaptuar dy standarde
English

Berisha: Kryeprokurorja ka adaptuar dy standarde

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij gjatë mbledhjes së kabinetit kreu i qeverisë tha se qeveria po bën gjithçka për hetim të plotë dhe të gjithanshëm, për humbjen e këtyre jetëve.

Më tej ai nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj Kryeprokurores Ina Rama, duke thënë se, “Kjo zonjë ka adaptuar dy standarde që kur është ulur në atë karrike dhe deri sot nuk ka hapur asnjë çështje penale, ndaj asnjë eksponenti të qeverisë së mëparshme apo asaj të qeverisë vendore të socialistëve. Cili ka qenë qëllimi im? Ai ka qenë një falenderim i sinqertë i saj për penalizimet që ka bërë dhe që i bën qeverisë dhe opozitës.

Lidhur me qëndrimin për hetimet ai tha se, cilido që do të sjellë ekspert për zbardhjen e këtyre rrethanave, është i mirëpritur, sepse nga një grusht shteti mund të vriteshin tre, mund të vriteshin më shumë, mund të mos vrihej asnjë njeri.

Më tej ai tha se Kryeprokurorja ka bërë gafë edhe gjatë komunikimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

a.y/NOA

KOMENTE