English

Indirekt PD pranon se gardistët hapën zjarr

Tiranë, 23 Janar 2011 NOA – Në mënyrë indirekte, mazhoranca duket se pranon që është qëlluar me armë zjarri nga ana e forcave të rendit dhe konkretisht Gardës së Republikës.

Përmes një deklarate për shtyp, nga ana e deputetit te PD, Eduard Halimi, duke u marrë në mbrojtje trupa drejtuese e Gardës, pasi ajo po tentohet të arrestohet nga Prokuroria në kushtet e një situate të rëndë dhe kur “puçi ende po vazhdon”, thotë se neni 25 i Kodit Penal nuk lejon prangosjen e tyre.

Pikërisht citimi i këtij neni, është bërë nga Eduard Halimi duke lënë të kuptohet edhe pranimi i dyshimit se nga gardistët është hapur zjarr.

“I kujtoj Prokurores se Përgjithshme, publikisht vetem nje nen te Kodit te Procedures Penale, dhe i kërkoj publikisht te reflektoje.

Nenin 254 te Kodit te proccedures penale, i cili parashikon se:

“Arrestimi ose ndalimi, nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi është bërë gjate kryerjes se një detyre ose gjete ushtrimit te nje te drejte, ose kur ekziston shkak padënueshmerie”.

Po ashtu, Halimi tha se drejtuesit e Gardes jane sot ne detyre, ne gadishmeri absolute, ne mbrojtje te shtetit dhe rendit kushtetues. Sepse puci i shtetit ende nuk ka mbaruar.

Kurse theksoi: “Drejtuesit e Gardes ne ushtrim te ligjshem te detyres se tyre, kane garantuar grupit hetimor te gjitha lehtesite procedurale. Ata nuk jane arratisur, nuk jane jane fshehur, nuk kane asnjë rrezik ikjeje, ashtu si domosdoshmerisht kërkon dispozita e nenit 253 per te kryer Ndalimin prokuroria. Ata po bejne nje mision te shenjte ndaj atdheut dhe per kete ata nuk mund te pergjigjen penalisht”.

Halimi sugjeroi se vetem denimi i rrepte i nxitesve dhe organizatoreve te pucit te shtetit mund te jape garanci te plota se rendi kushtetues eshte i forte dhe se kushtetuta dhe institucionet jane te mbrojtura, se demokracia nuk mund te dhunohet.

Kurse iu drejtua direkt Ina Ramës: “i them Prokurores se Pergjithshme, se te jesh drejtues i Gardes nuk eshte krim, por eshte detyre, mision i rendesishem e vital per mbrojtjen e rendit kushtetues. I kujtoj Prokurores se Pergjitheshme, se vetem arrestimi dhe denimi i ashper, i nxitesve dhe organizatoreve eshte garancia e vetme qe ne kerkojme, se edhe prokuroria po kryen funksionin kushtetues per mbrojtjen e institucioneve te vendit dhe rendit kushtetues”.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE