Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konkurs letrar për Kryengritjen e Malësisë
English

Konkurs letrar për Kryengritjen e Malësisë

Tuz (Mal i Zi) - Këshilli organizativ për 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe organizon një konkurs letrar për krijimin më të mirë letrar në poezi dhe tregim të shkurtër. Poezia duhet të jetë deri 50 vargje dhe tregimi jo më të gjatë se 5 faqe.

Punimet duhet të mbërrijnë më së largu deri më 15 mars 2011 dhe të kenë motiv ose lidhje tematike me Kryengritjen e Malësisë, të vitit 1911. Organizatorët shprehen se autorët duhet t’i nënshkruajnë me një shifër dhe jo me emrin e autorit.

“Ato duhet të jenë në gjuhën shqipe. Vetëm pasi juria të shpallë rezultatet (titujt e punimeve të shpërblyera) autorët do të dëshmojnë autorësinë, duke dërguar përsëri punimin e vet, por kësaj radhe të nënshkruar me emrin (dhe mbiemrin) e autorit. Këtë mund ta bëjnë përmes postës, ose postës elektronike. Punimet duhet të jenë të pabotuara deri më tani”, thuhet në njoftim.

Punimet dërgohen përmes postës, në adresën; Shoqata “ILLYRICUMI”, z. Nikollë Berishaj, 81206 Tuz, Mal i Zi, ose në emailin: illyricumi@gmail.com

“Tri krijimet më të suksesshme do të shpërblehen. Shpërblimet do t’u dorëzohen autorëve në kuadrin e programeve të festimit, për çka do të njoftohen më hollësisht pasi të kumtohen rezultatet”, thuhet në njoftim.

a.k/NOA

KOMENTE