Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Prokuroria të hetojë e pavarur skenarin puçist
English

LSI: Prokuroria të hetojë e pavarur skenarin puçist

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim ka apeluar sot lidhur me punën e Prokurorisë. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Besjan Pesha tha për mediat se, Prokuroria nuk duhet të jetë e njëanshme. Në emër të LSI-së ai deklaroi se përgjegjësi i vetëm për viktimat e manifestimit famëkeq është vetëm Edi Rama. “Ishte Edi Rama i cili pasi i thirri në demonstratë socialistët e ndershëm, i la ata të vetëm nën trysninë e dhunës që kishte porositur, organizuar e paguar vetë. Ishte Edi Rama i cili nxitoi dhe po nxiton që të ngrejë kapital politik mbi tragjedinë e tre shqiptarëve të cilët humbën jetën gjatë skenarit puçist të përgatitur nga ai duke i shndërruar mortet ne mitingje, duke krijuar një precedent të rrezikshëm politik dhe duke mos pritur që organet e drejtësisë të bëjnë punën e vetë”, deklaroi Pesha. Lidhur me punë e Prokurorisë për ngjarjen ai tha se, “Mendoj se ka patur një ngjarje në datën 21 janar, ka patur një skenar puçist për të marrë pushtetin me dhunë. Prokuroria nuk duhet ta nisë punën e vetë nga bishti por duhet të thërrasë urgjentisht organizatorët e dhunës dhe ekzekutuesit e saj e me pas të merret me pasojat”. Më tej ai tha se, njëanshmëria e prokurorisë cenon thellësisht transparencën e këtij procesi. a.y/NOA

KOMENTE