Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Melinda, “Idhulli” i American Idol
English

Melinda, “Idhulli” i American Idol

Këngëtarja 16 vjeçare Melinda Ademi është duke ecur me hapa të sigurt në “American Idol”. Pasi ka kaluar jurinë e New Jersey, Melinda do të paraqitet para jurisë së Jennifer Lopez dhe Simon Cowell.

Melinda aktualisht është duke punuar që ëndrrat e saj t’i bëjë realitet. E emigruar në SHBA gjatë vitit 1999, kur edhe kishte fituar “Green Card” atje, këngëtarja tashmë ka filluar edhe një sfidë. Ajo është në mesin e shumë talenteve amerikanë, të cilët janë duke marrë pjesë në American Idol, përderisa dëshiron që ëndrrën e saj, që të jetë një këngëtare e muzikës pop, ta realizojë me çdo kusht . “Në jetën time kanë influencë shumë artistë, por kryesisht në mënyra të ndryshme. Më të vërtetë influencohem shumë nga Natasha Bedlingfeild, Rihanna, Jordan Sparks, Leona Lewis, Celine Dion, Jonas Brothers, Aly dhe Aj, JoJo, por edhe këngëtarë të tjerë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në facebook. Ademi është lavdëruar edhe nga juria, përderisa deri tani ka interpretuar shumë mirë këngët e Alicia Keys. “E ëmbël, e bukur dhe më zë të mrekullueshëm”, kanë thënë për të anëtarët e jurisë. Sipas këtyre anëtarëve, mënyra së si i interpreton ajo këngët është shumë interesante dhe në mënyrë origjinale. Melinda Ademi kishte shkuar si refugjate në luftë, përderisa babai dhe familja e saj kishin fituar “Green Card” dhe janë emigrantë në SHBA. Tani familja thotë se janë duke e ndjerë suksesin e vajzës së tyre dhe “biletën e saj të artë që e ka marrë për në emisionin kryesor të American Idol”. Melinda thotë se prindërit e saj udhëtojnë shpesh në Kosovë, ku janë duke e ndërtuar shtëpinë e tyre të djegur. Juria që është previzore e ka bërë vlerësimin e tyre dhe thonë se ajo këndon shumë mirë dhe ka krijuar shumë adhurues në SHBA edhe për historinë e saj. Ajo ka marrë pjesë në dy raunde në New Jersey, përderisa ka kënduar këngën “If I Ain’t Got You”. “Na pëlqen shumë ajo shumë dhe mënyra si luan. Këndon shumë ëmbël dhe ka një zë të ëmbël. Po ashtu nuk i gabon notat”, kanë thënë juria. “Jennifer e dëshiron atë në emisionin e saj sepse ende nuk e ka parë, por mendoj se arritja në emisionin final është një lotari që ajo e ka fituar dyfish. Melinda ka fituar “Biletën e artë” apo “Golden Ticket”, që i jep asaj mundësi që të këndojë në netët finale. Në këtë sezon, “American Idol” do të shikojmë episode të cilat janë realizuar në një mënyrë të ndryshme. Kjo, sepse do të merren hapa gjeneralë për të shkuar deri te minuta e fundit dhe garuesit të vlerësohen më mirë në të gjitha elementet e tyre. Për të gjithë atë që kanë kënduar do të këtë një premierë kryesore, ku ata mund të shikojnë – përderisa nuk do të ketë shumë gjëra të njëjta si më parë. Këngët që janë kënduar deri tani kanë edhe një histori të tyre, pra historinë familjare dhe duket sikurse një edicion që është bërë në kohën e Katy Perry, e cila po ashtu ka një histori interesante familjare, pasi që prindërit e saj janë katolikë dhe nuk ju kishte pëlqyer shumë pjesëmarrja e saj në këtë emision. Në panel të jurisë janë inkuadruar edhe shumë njerëz të muzikës, të cilët kanë arritur që deri tani të tregojnë talentet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe Melinda Ademi konsiderohet një e këtillë, pasi që juria ka thënë se ajo ka një histori të saj interesante për emigrimin, përderisa këndon shumë mirë në gjuhën angleze dhe për këtë është lavdëruar edhe nga juria. Ndryshe, ajo thotë se ka ëndrra të mëdha. “Gjatë gjithë jetës time kam dashur të këndoj. Ëndrra ime është të bëhem artiste e madhe. E di që ëndrrat e mia janë të mëdha, por do të jap gjithçka që t’i arrij ato”, ka thënë këngëtarja në një intervistë para se të shkonte në “American Idol”. /Express/

KOMENTE